Uncategorized

“Nuk na fyen dot ne! Qepe të them”, Shehaj përplaset me Braçen: Mos bëni teatër! Lekët që mund t’ua jepnit fermerëve, i vodhët në tunelin e Llogarasë

Tensione ka pasur në komisionin parlamentar të Ekonomisë, mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt.

Shehaj: Nuk e kuptoj pse i bëjmë gjërat e vështira kot. Pse kushton më pak të importosh produktin jashtë? Sepse shtetet e tjera subvencionojnë fermerët. U japin para, nuk e kanë fajin ata.

Këtu paratë vidhen. Nëse 190 mln euro nuk do ishin harxhuar, por do të ishin shpenzuar 150 për tunelin e Llogarasë, 50 mln euro do të kishit mundësi t’ua jepnit fermerëve. Dhe këtu bëhet fjalë për vetëm një tender. Paratë që mund t’u shkojnë fermerëve ju si mazhorancë i vidhni, mos bëni teatër. Diskutime të tilla bëjini në grupin parlamentar të PS.

Zonja kryetare më ndërprert fjalën, mbani mungesat e thoni kush do flasë më shumë. Mos e bëni këtë komision më shumë qesharak seç është.

Braçe: (përplas tavolinën) Nuk mund të vish këtu e të na fyesh ne. Qepe të them.

Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.

Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!

Shehaj: Qetësohu.

Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com