Braçe pyet zv/ministrin e Financave: Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?
Gjatë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj.
“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.
Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?!
Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?!
Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe.
Fraksion.com

