AktualitetTë fundit

Bergner: Kemi besim se zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut do të jetë transparente

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani si dhe anëtarët e KLP-së.

Bergner nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.

Sipas Ambasadës gjermane, ai shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije.

Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

“Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, theksoi Bergner.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com