AktualitetBota+Të fundit

Zelenskyy ‘ka frikë’ se SHBA-të mund të humbasin interesin në procesin e paqes

Teksa nsoshet në Dublin, Volodymyr Zelenskyy tha se shpejtësia e bisedimeve të paqes dhe interesi i Shteteve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje ishin shkak për optimizëm, por ai kishte frikë se SHBA-të mund të humbasin interesin në përpjekjet e paqes.

“Pak optimizëm ishte sipas fjalëve të mia për shkak të shpejtësisë së negociatave dhe nga pala amerikane, interesit të tyre në të. Kjo tregoi se Amerika nuk po tërhiqet tani nga asnjë lloj mënyre diplomatike dialogu dhe kjo është mirë”, tha presidenti ukrainas.

Por më vonë i pyetur nëse kishte frikë se SHBA-të mund të humbasin interesin në proces, Zelesnkyy u përgjigj: “Po, kam frikë. Nëse dikush nga aleatët tanë është i lodhur, kam frikë.”

“Qëllimi i Rusisë është të tërheqë interesin e Amerikës nga kjo situatë”, tha ai.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com