AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita kërkon të diskutojë për arrestimin e Mogherinit, Peleshi-Zhupës: Nuk është për procedurë

Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, që vjen pas Javës së Gjelbër.

Në nisje të seancës deputetë të opozitës kanë kërkuar që në rend dite të futet edhe çështja e arrestimit në Belgjikë të shefes së Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

“Vijnë këtu dhe masterizohen për korrupsion. Është miratuar leje për kampus Kolegji Europës dhënë 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve”, tha Ina Zhupa.

“Ndjesë por kjo nuk është procedurë. Sot është një seancë me një rend dite dedikuar çështjeve të evidentuara në komunitete tona, nuk është një seancë e zakonshme ku mund të bëjmë propozime dhe të fusim pika të tjera në rend dite”, tha Niko Peleshi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com