AktualitetPolitikëTë fundit

“Lubinë e kishte hedhur 10 herë në Lanë, Rama kërkon të mbrojë veten”, Berisha thirrje gjykatësve: Denonconi çdo ndërhyrje në punën tuaj!

Kreu i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë gjykatësve që të denoncojnë të gjitha ndërhyrjet e kryeministrit Edi Rama në punën e tyre. Ai theksoi se Rama i ka mashtrime citimet e komisionit të Venecias dhe sipas tij, kërkon të mbrojë veten.

“Ju bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme. Çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre, dhe të hedhin në kosh mashtrimet e Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venencias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë dhe nuk i ka shkruajtur kurrë.

Pra Edi Rama rishkruan dhe dokumenta për të mbrojtur veten e vetë, duke përdorur Komisionin e Venecias. Sepse sa për Lubinë e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani.”, tha Berisha.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com