AktualitetTë fundit

I akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë së bashku me Ballukun: Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ai akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe, Belinda Balluku.

Kjo e fundit është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre me vendim të GJKKO, ndërsa i është hequr edhe pasaporta.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com