AktualitetPolitikëTë fundit

Pezullimi i Ballukut nga GJKKO, Rama: Vendimin e ankimova unë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut demokrat Sali Berishës, i cili pretendoi se kreu i qeverisë po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pezullimin nga gjykata të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Rama mohoi çdo ndërhyrje dhe deklaroi se ankimin e vendimit të GJKKO-së e ka bërë si krytar i qeverisë, për çështje parimore dhe jo personale.

Shefi i qeverisë theksoi se qëllimi i tij nuk është të ndikojë te gjyqtarët, por të mbrojë balancën institucionale.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ka ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ, një ministre, që në këtë rast është edhe zv.kryeministre, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror e gjykatës.

Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamentit për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”,tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pretendimet e Berishës për qëndrimet e Komisionit të Venecias janë të pavërteta. Rama u shpreh se opozita nuk gjen dot një rast të pezullimit të ministrit në Europë, me vendim gjykate.

“Ka një urrejtje politike, për ta kthyer edhe këtë konflikt kompetencash, mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, në një konflikt politik, siç bëjnë për çdo gjë të mbyturit e Kënetës. Ndërkohë që hidhen përpjetë mbi llumin e tyre, për ta kapur nga duart e prokurorëve ushqimin për opozitarizmin. Nuk e tregojnë dot në këtë rast, qoftë dhe një rast të vetëm në Europë, por edhe në botë nëse duan, që u pezullona anëtari i qeverisë me një vendim gjykate nga një vendim i një prokurori apo gjykatësi. E vërteta është se nuk e gjejnë dot, se nuk ka një rast të tillë. Nuk kanë sesi dhe ku e nxjerrin dhe një rast të vetëm. Kjo, sepse pezullimi i një anëtari të qeverisë me vendim të një prokurori e gjykatësi është një rrëmbim i kompetencës së kryeministrit”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Që ta dinë të tërë. Nëse ministri pezullohet, zëvendësministri nuk e ushtron dot autoritetin ekskluziv, që Kushtetuta ia jep vetëm ministrit, për të përfaqësuar sektorin dhe në Këshillin e Ministrave dhe për t’i propozuar qeverisë vendime, për ecurinë e sektorit. As nuk dua t’i hyj fare dokrrave për pse-në e betejës ligjore. Këtu nuk është fjala për Belinda Ballukun, as për mua. Është fjala për mbrojtjen e kufijve kushtetues mes pushteteve”, deklaroi Rama.

Edhe më herët, kryeministro Edi Rams e quajti vendimin e gjykatës për pezullimin e zv/ministres Belinda Balluku, si vendim absurd dhe të rrezikshëm. Ai tha se pezullimi i një anëtari qeverie është një shpikje e drejtësisë shqiptare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com