AktualitetEkonomiTë fundit

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Elbasan

Detaje të reja zbardhen mbi atebtatin e ndodhur mbrëmjen e sotne në Elbasan, ku humbi jetën Edmond Mëhalla.

Mëaohwt se policia ka marrë në pyrtje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni.

Pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

Kujojmë se ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku biznesmeni Edmond Mehalla, 43 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti të parkuar në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 20:35, kur banorë të zonës kanë konstatuar një person të pajetë në një makinë të ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në daljet kryesore të qytetit, si dhe ushtruan kontrolle në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe dokumentimin ligjor të krimit. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion të mëtejshëm

Ftaksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com