Gjermani: 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet. Kufomat u gjetën në pjesë të ndryshme të qytetit
Policia njoftoi se të pesë viktimat ishin vrarë me armë zjarri, ndërsa katër viktimat, përveç autorit, motra e tij 60-vjeçare, gruaja e tij 57-vjeçare dhe djemtë e tij 27 dhe 29 vjeç – u gjetën të vdekur në pjesë të ndryshme të qytetit.
Krimi u zbulua pasi një kujdestar e gjeti 60-vjeçaren të vdekur në apartamentin ku ajo jetonte të martën në mëngjes.
Arma e përdorur ishte pranë 63-vjeçarit.
Në fund, trupat e dy djemve të 63-vjeçarit, 27 dhe 29 vjeç, u gjetën në një ndërtesë tjetër.
Fraksion.com

