AktualitetBota+Të fundit

Të paktën 13 të vdekur ndërsa më shumë se 700 zjarrfikës po përballen me flakët e Hong Kongut

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur në një zjarr të madh që përfshiu blloqet e apartamenteve në lagjen Tai Po të Hong Kongut.

Më shumë se 700 zjarrfikës janë në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë flakët në Wang Fuk Court – ku banojnë rreth 4,600 banorë.

Dhjetëra kamionë zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje – edhe tani, kamionë të rinj vazhdojnë të mbërrijnë, shkruan Phoebe Kong e BBC Chinese nga vendi i ngjarjes.

Qeveria i ka blrë homazhe  një zjarrfikësi 37-vjeçar që vdiq duke luftuar me flakët, duke e përshkruar atë si “të përkushtuar dhe trim”.

Të tjerë njerëz thuhet se janë ende të bllokuar në ndërtesa, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
Zjarri është klasifikuar si niveli pesë – niveli më serioz në Hong Kong.

Fraksion.cpm

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com