SHBA: Qëllohen me armë pranë Shtëpisë së Bardhë dy ushtarë të Gardës Kombëtare
Washington – Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë. Siç raportojnë mediat e huaja, gjendja e tyre nuk dihet për momentin, ndërsa automjete të emergjencës kanë shkuar në zonë.
Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:
Fraksion.com

