AktualitetLife StyleTë fundit

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”, gruaja e Shpat Kasapit tregon momentet e fundit të këngëtarit: Vdiqe në krahët e mi

Gruaja e Shpat Kasapit ka treguar momentet e fundit të këngëtarit, ndërsa ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selvije Jao tregon se këngëtari ka ndërruar jetë në krahët e saj.

Postimi
Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com