Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi
Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari nga Tetova Shpat Kasapi.
Shpat Kasapi, i cili ndër vite u shndërrua në një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nisi karrierën e tij në fillim të viteve 2000. Me stilin e tij karakteristik dhe këngët plot emocione, ai arriti të krijojë një lidhje të pazëvendësueshme me publikun në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai u bë i njohur me hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera, duke lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare.
Së fundmi, Kasapi ishte në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. Ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Selvija, me të cilën ishte martuar disa kohe më parë e me te cilin ka nje djale, Roanin e vogel qe se shpejti do te beje 3-vjec. Lajmi për ndarjen kishte bërë bujë në media, por artisti kishte zgjedhur të ruante privatësinë dhe të fokusohej tek muzika dhe projektet e tij.
Ndërsa publiku u zgjua sot me këtë humbje, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga kolegët e tij artistë. Shpat Kasapi do të mbahet mend për vokalin e tij karakteristik, energjinë në skenë dhe kontributin që i dha muzikës shqiptare për më shumë se dy dekada
Fraksion.com

