AktualitetPolitikëTë fundit

Godinë e re për Batalionin III të Këmbësorisë në Pocestë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi sot punimet për ndërtimin e godinës së re të Batalionit III të Këmbësorisë, një investim modern që synon përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe punës për efektivët.

Ministri theksoi se punimet po ecin me ritme të shpejta për shtëpinë e re të Batalionit III të Këmbësorisë.

Objekti i ri do të përfshijë salla brifingu, klasa mësimore, zyra funksionale, ambiente rekreacioni dhe hapësira teknike, duke krijuar një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore për Forcat e Armatosura.

Ministri Vengu theksoi se projekti është pjesë e vizionit për një ushtri më të modernizuar dhe më të aftë për sfidat e së ardhmes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com