“Bankers”- SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive e të zgjedhur vendorë
Skandali i njohur si afera “Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.
Mësohet se SPAK po heton vepra të ndryshme penale, përfshirë:
• Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar
• Fshehjen e të ardhurave
• Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
• Shpërdorimin e detyrës
• Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore
• Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë
• Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal
Fraksion.com

