AktualitetTë fundit

Vijojnë pasojat e motit të keq: Inerte në rrugë dhe familje pa energji elektrike, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Bashkinë Maliq vijon puna për normalizimin e situatës. Në aksin rural Lozhan–Mesmal, po punon fadroma për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës. Paralelisht, po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Në bashkitë e tjera të qarkut vijon puna për normalizimin e situatave problematike, por nuk raportohen problematika të reja.

Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, kontraktori vijon punën për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës.
Aktualisht 50 abonentë janë pa energji elektrike, pasi NST Rehovë është pjesërisht në punë.

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com