AktualitetPolitikëTë fundit

“Epoka e Diellës e fik zjarrin me thupra”, Noka: Kur ka përmbytje dhe zjarre në Shqipëri, fajet i ka Zoti. Qeveria s’mban…

Deputeti i PD, Flamur Noka, theksoi se vetëm në Shqipëri ndodh që qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet nga zjarret dhe përmbytjet.

Noka tha se zjarrfikësit i fikin zjarret me thupra njësoj sipas tij, si në epokën e gurit.

“Që kur ndodhin zjarret qeveria ska faj. Edhe kur ndodhin përmbytje ska faj qeveria por fajin e kanë të tjerët. Ndodhin situata të këtilla, përgjegjësi merret nga qeveria dhe reagimi është po nga këta.

Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, jo vetëm në ju por edhe në rajon sheh zjarrfikës, që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.

Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë.”, tha Noka.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com