“Bisedimet SHBA-Rusi në Abu Dhabi”, Kremlini: Nuk kemi asgjë për të raportuar. Po monitorojmë raportet e medias dhe po i analizojmë me kujdes
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se nuk kishte “asgjë për të raportuar” në lidhje me bisedimet e Sekretarit të Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, me delegatët rusë në Abu Dhabi.
“Ende nuk kemi asgjë për të raportuar. Po monitorojmë raportet e medias dhe po i analizojmë ato me kujdes”, shtoi Peskov.
Zëdhënësi tha se Moska e kupton se “po bëhen disa rregullime në tekstin e publikuar më parë”, duke iu referuar planit 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës që u zbulua javën e kaluar dhe që u pa gjerësisht si i favorshëm për Rusinë.
“E kuptojmë që teksti që morëm jozyrtarisht më parë tani është ndryshuar. Por në një moment, ndoshta do të vijë koha kur do të krijojmë kontakte me amerikanët dhe do të marrim zyrtarisht disa informacione. Për momentin, nuk kemi zhvillime në këtë drejtim”, tha Peskov.
Kujtojm se Driscoll, i cili tani duket se po luan një rol të spikatur në bisedimet e paqes, u takua dje me zyrtarë rusë në Abu Dhabi për të diskutuar se si të përfundojë lufta në Ukrainë. Këto bisedime po vazhdojnë sot, tha një zyrtar amerikan për CNN.
Fraksion.com

