Rama: Pas “Kurbanit”, një libër për gjuhën
14 vjet pas botimit të Kurbanit, Kryeministri Rama rrëfen se po përgatit një tjetër libër, ku kësaj rradhe meraku i tij është gjuha shqipe.
“Me fjalët e Sofrës së Iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes dhe për dëshirën që t’i shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë”, tha Rama.
Në krah të Natasha Shuteriqit, një nga të ftuarat e podkastit të rradhës, Rama tha se “Sofra e Iftarit”, që pritet të shohë së shpejti dritën e botimit, ka një mision: mbrojtjen dhe ruajtjen e një prej shtyllave të identitetit tonë kombëtar, që sipas tij po sakatohet dhe varfërohet.
“Jam një dashnor shumë i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ajo që është tragjike për mua është mënyra se si po sakëtohet, po varfërohet shqipja. Viktima e parë e gjuhës shqipe që kur hyri kompjuteri i parë në këtë vend, është ë-ja dhe ç-ja”, tha Rama.
Rama theksoi nevojën e forcimit të standardit gjuhësor në sistemin arsimor, duke shtuar se askush që nuk e flet mirë gjuhën shqipe nuk duhet të diplomohet.
Fraksion.com

