AktualitetPolitikëTë fundit

Zhupa: Situatë e rëndë e përmbytjeve në Sarandë dhe Konispol

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi sot se “çarja e argjinaturës në Çukë që mbronte tokat nga prurjet e bashkimit të Bistricës me lumin e Kalasës ka shkaktuar dëme të mëdha”.

Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar pamje nga situata e krijuar nga reshjet në Sarandë dhe Konispol.

Zhupa shprehet se situatë është e rëndë nga përmbytjet ku si pasojë “disa biznese dhe familje janë përmbytur, ndërsa e gjithë fusha nga Çuka deri në hidrovor ndodhet nën ujë, ku edhe brenda në Çukë ka familje të përmbytura”.

Ajo shprehet se “janë përmbytur të gjitha bizneset në zonën e Palit, si edhe tokat bujqësore dhe fermat blegtorale, duke lënë banorët përballë humbjeve të konsiderueshme”.

Gjithashtu, deputetja e PD-së deklaron se “ndërkohë përmbytje masive ka edhe në fushat e Konispolit në Çiflik, Shkallë, Mursi, Xarrë dhe Vrinë. Situata është rënduar si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Pavëll”.

“Kjo situatë kërkon urgjentisht vëmendje nga shteti, ndihmë dhe masa të menjëhershme për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të mbështetur familjet e prekura”, apelon Zhupa.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com