“SMS-të janë gracka!”, Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve më të mëdhenj të kombit
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin Rama–Balluku, që zgjati disa orë në Kryeministri. Ai theksoi se bëhet fjal% për një ‘kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve më të mëdhenj të kombit’.
REAGIMI
SMS-të janë gracka!
Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.
Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.
Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.
Kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.
Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Ervis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.
Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Ervisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Ervisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”
P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumorëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkëvjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.
Fraksion.com

