Samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, për samitin që pritet të nisë ku do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos. Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët për pezullimin nga detyra nga GJKKO të Belinda Ballukut, por refuzoi të bënte koment.
Më pas, teksa priste liderët, Rama replikoi sërish me gazetarët teksa e pyesnin vazhdimisht nëse do ta shkarkojë nga detyra apo jo Ballukun. Ai iu kërkoi që të respektojnë protokollin dhe se do të flasë në konferencë për shtyp.
“Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.” u përgjigj Rama.
Fraksion.com

