Burime: Rama mund të emërojë zv.kryeministër të ri, Balluku s’do të ketë të drejtë firme!
Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, Report Tv ka zbuluar edhe lëvizjet që po diskutohen si hapa të mëtejshëm që mund të ndjekë qeveria.
Burime thonë se Kryeministri Edi Rama mund të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
Në këtë mënyrë, Balluku nuk do të kishte të drejtë firme, ndërkohë që vendimi i pezullimit të saj nga ana e Gjykatës së Posaçme do të dërgohet direkt në Gjykatë Kushtetutese.
Fraksion.com

