SPAK akuzë të re për Ballukun: Tenderi i Unazës së Madhe, si përfituan 20 mln euro Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction. Çfarë zbuluan prokurorët
SPAK ka ngritur një akuzë të rë për Belinda Ballukun. Pas zbulimit të aferës tek tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ka shtrirë më tej hetimet dhe ka gjetur shkelje edhe tek Unaza e Madhe e Tiranës.
Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. Mendohet të kenë qenë sërish bisedat e Ballukut me vartësit e saj që kanë hedhur dritë mbi aferën e radhës, njësoj si në rastin e tunelit të Llogarasë.
Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
Fraksion.com

