Rama del nga kryeministria për darkën me Marta Kos, pas tij edhe Balluku largohet nga godina e qeverisë
Teksa kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij në kryeministri për t’ju bashkuar darkës me komisioneren e zgjerimit të BE-së Marta Kos, edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga zyra e saj në godinën e qeverisë.
Sipas burimeve për BW, Balluku nuk është larguar me makinën e saj, por me makinë tjetër.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, është parë sot të futet në ambientet e qeverisë që në orën 12:25 dhe është larguar vetëm në mbrëmje rreth orës 20:00.
Po sipas burimeve, takimi i Ramës me Ballukun është shoqëruar me debate me tone të larta. Vendimi i GJKKO që e pezullon atë nga detyra pamundëson ushtrimin e funksioneve nga Balluku. Mësohet se kryeministri Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen.
Fraksion.com

