AktualitetPolitikëTë fundit

“KAS ka miratuar tabelë përmbledhëse të falsifikuar”, Aulon Kalaja për “11 majin: Kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor

Aulon Kalaja ishte sot në SPAK, ku në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikuan.

Ai u shpreh se KAS ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar.

“Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht.

Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë.

KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar.

Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com