Balluku 7 orë “ngujim” në Kryeministri, Rama largohet nga ndërtesa e Qeverisë
Kryeministri Edi Rama largohet nga selia e Kryeministrisë. Mësohet se kreu i qeverisë për 7 orë me radhë bisedoi me zëvendësen e tij Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.
Po sipas burimeve, takimi i Ramës me Ballukun është shoqëruar me debate me tone të larta. Vendimi i GJKKO që e pezullon atë nga detyra pamundëson ushtrimin e funksioneve nga Balluku. Mësohet se kryeministri Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen.
Frakdion.com

