AktualitetTë fundit

Situatë problematike, Gjirokastra pa drita, dhjetëra fshatra pa energji elektrike nga moti i keq

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.

Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.

Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com