AktualitetNATO/BETë fundit

Samiti në Berlin: Europa synon më shumë sovranitet digjital

Si mund të jetë Europa më e pavarur në teknologjinë digjitale nga koncernet e SHBA-së? Për këtë u konsultuan në samitin në Berlin kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron dhe ministra nga vende të tjera të BE.

Merz për një rol kryesues në fushën e inovacionit

Europa me një përpjekje të përbashkët duhet të ndjekë rrugën e saj digjitale, tha Merz. “E kjo rrugë duhet të çojë në sovranitet digjital – kudo ku kjo është e nevojshme dhe e realizueshme.” Europa i kushton rëndësi të qenit e hapur dhe nuk do të vendosë mure virtuale. Por është e qartë edhe, se Europa nuk do të mund ta “rregullojë apo subvencionojë politikisht sovranitetin digjital”, nënvizoi Merz. Ai theksoi, se lipset që kjo të konceptohet bashkë me ekonominë, shkencën dhe shoqërinë civile. Për të arritur sovranitetin digjital, Europa duhet të zhvillojë aftësitë digjitale. “Për të përballuar konkurrencën për teknologjitë digjitale, na duhet aftësi inovative. Unë shkoj edhe një hap më tej madje, dhe mendoj, se ne duhet të kryesojmë në inovacion”, tha kancelari.

Samiti për sovranitetin digjital të Europës, Macron flet me Merz me dorën tek krahu
Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqën vëmendjen, që në rast të kundërt Europa mund të kthehet në një top në duart e dy superfuqive.Fotografi: Odd Andersen/AFP

Top në duart e SHBA-së dhe të Kinës?

Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqën vëmendjen, që në rast të kundërt Europa mund të kthehet në një top në duart e dy superfuqive. Macron paralajmëroi p.sh. nga rreziku, që europianët fëmijët e tyre i lenë çdo ditë katër deri në pesë orë në përgjegjësinë e ofruesve amerikan apo kinez të platformave, që jo patjetër kanë parasysh të mirën e europianëve.

Merz dhe Macron theksuan faktin, se BE-ja me një treg të brendshëm me 450 milionë konsumatorë, me shumë ekspertë dhe organizata shkencore është e mirëpërgatitur për ta përballuar konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën. Njëkohësisht Macron kritikoi, që BE e ka ekzagjeruar me rregulla strikte në sektorin e inteligjencës artificiale. “Fillimisht ne duhet t’i shpikim gjërat, përpara se të vendosim rregulla për to”, tërhoqi ai vëmendjen.

Bashkëpunim dhe investime të sipërmarrjeve?

Në kuadrin e këtij samiti u deklaruan një sërë marrëveshjes bashkëpunimi dhe investime të sipërmarrjeve gjermane dhe franceze. Takimi me 1.000 pjesëmarrës kishte për qëllim të jepte impulsin, që Europa me zgjidhjet e saj të krijojë sa më shpejt pavarësinë e saj në fushën e teknologjive digjitale./DW

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com