AktualitetPolitikëTë fundit

Nën hetim nga SPAK, Balluku merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës ikin nga salla: S’dëgjojmë të korruptuarën!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku teksa doli në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend, pas marrjes nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, deputetët e opozitës janë ngritur nga vendi dhe janë drejtuar për nga dalja e sallës. “Nuk degjojmë një të korruptuar”, u dëgjuan ata në sallë dhe më pas dolën prej aty. Në shenjë proteste, ata janë larguar nga salla, përveç kreut të Mundësia, Agron Shehajt, Tedi Blushi dhe Erlad Kapri dhe Brunilda Haxhiu e PL.

Shehaj ka reaguar gjatë gjithë kohës, teksa Balluku nisi të fliste.

Kujtojmë se Balluku është marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë. Sot është një seancë maratonë, ku do të diskutohet për buxhetin dhe paketën fiskale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com