“Më mirë kurrizin sesa fytyrën”, Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Nuk shkon mor burrë…
Teksa kryeministri Edi Rama ka nisur të flasë në foltoren e Kuvendit, opozita duket se ka zbatuar një skenar, ndërsa të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë dhe i kanë kthyer atij shpinën.
Ndërkohë, kjo ka sjellë reagimin e Ramës, i cili tha më mirë të shoh kurrizin e tyre se sa fytyrën.
Edi Rama: Dhe të ankoheni dhe të kthehni kurrizin nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i z.Noka i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, por Nokën do ta quaja. Besnik Flamur Noka.
Fraksion.com

