“Je në SPAK”! Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca kreun e “Mundësia”, Agron Shehajn
Tensione në Kuvend mes zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt. Teksa Balluku fliste në foltoren e Kuvendit, Shehaj fliste pa pushim nga vendi, ndërsa në dorë mbante një fletë A4, me mbishkrimin ‘Balluku në SPAK’.
Ndërkohë, pasi e paralajmëroi disa herë Peleshi, teksa i dha masë disiplinore Shehajt, e përjashtoi nga seanca këtë të fundit. Kjo shkaktoi zhurmë në sallë.
Sakaq, me ndërhyrjen e Ballës, u kërkua disa minua pushim, në mënyrë që të vendosej qetësia në sallë.
Fraksion.com

