Debat në Kuvend, Balluku del nga kontrolli, shpërthen ndaj Shehajt: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj.
Ndërsa ministrja po mbante fjalën zoti Shehaj nuk ndali lumin e akuzave ndaj Ballukut, e cila prej më shumë se dy javësh është tashmë e pandehur nga SPAK mbi aferën për tunelin e Llogarasë.
Kjo e ka bërë zv. kryeministren të dalë nga kontrolli dhe të shpërthejë ndaj kreut të Partisë Mundësia.
“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.
Pjesë nga debati:
Balluku: Detyra e një opozitë duhet një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!
Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
Balluku: Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!
Fraksion.com

