“Balluku atë që ka për drejtësinë ta thotë atje”, Muçi: Mos të bëjë moral për sistemin, por të japë dorëheqjen
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar ashpër në Kuvend menjëherë pas fjalimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
Muçi u shpreh: Si e pandehur atë që ka për t’i thënë drejtësiësë t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të bëjë moral këtu. Gjëja e parë siç pretendoni ju të PS që mbështesni drejtësinë, secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen dhe jo të vijë në Kuvend e të bëjë moral për sistemin e drejtësisë por të flasim për gjërat që jemi mbledhur këtu.
Fraksion.com

