“Ahmetaj në arrati, Balluku e pandehur”, Shehaj: Moment historik! Për herë të parë në histori të pushtetshmit po dalin para drejtësisë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se i është mohuar e drejta për interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro për tunelin e Llogarasë.
“Një muaj kam që kamë kërkuar interpelancë me Ballukun atëherë jo e pandehur. Kjo interpelancë më është mohuar. Ky është një moment historik sepse për herë të parë në histori të pushtetshmit po dalin para drejtësisë. E para herë në historinë e Europës një zv kryeministër në arrati, Balluku është e pandehur”, tha ai.
Fraksion.com

