Çfarë do ndodhë pas protestës te Kryeministria? PD mbledh Kryesinë
Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e partisë sot më 18 nëntor 2025, pas protestës të mbajtur dje përpara Kryeministrisë.
Gjatë ditës së sotme, në Kryesinë e PD-së pritet që të diskutohet për hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike në vijim.
Në mbledhjen e Kryesisë, duhet të presim nëse do ketë diskutime për zhvillimin e një proteste kombëtare.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së nis në orën 14;00.
Në fokus të takimit do jetë organizimi i degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Në mbledhje do të flitet edhe për protestat e radhës të PD-së. Grupi Parlamentar do të vendosë sesi do të qaset në parlament.
Opozita akuzon maxhorancën në parlament se ajo nuk ka kohën e duhur për debat, çka ka shkaktuar debate dhe ndërprerje seancash. Berisha ka theksuar se ka nevojë për mbajtjen e një proteste kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse do ketë sot një debat dhe një datë konkrete për protestën kombëtare.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpallur “çeljen e stinës së protestave” të Partisë Demokratike.
Fraksion.com

