Ministria e Drejtësisë kërkesë Zvicrës për ekstradimin e Arben Ahmetajt
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tirana.
Ky fakt u me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr. 2 të qeverisë.
Prokurori kërkon të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK: Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet. “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”, tha avokati i Ahmetajt.
Fraksion.com

