AktualitetLife StyleTë fundit

Detaje nga sherri fizik! Televizioni largoi të dyja moderatoret e Wake Up!

Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë përplasur fizikisht në ambjentet e Top Channel dhe pas sherrit janë pushuar nga puna.

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mee tyre, teksa dy moderatoret duket se kishin kohë që konfliktoheshin dhe ishin paralajmëruar.

Vendimi vjen vetëm pak orë pasi vetë Enxhi dhe Neada, gjatë transmetimit të sotëm në mëngjes, përgënjeshtruan publikisht lajmet mbi një konflikt fizik mes tyre, duke i cilësuar si thashetheme që qarkullonin pa asnjë bazë.

Megjithatë, burime konfirmojne se tensionet mes dy moderatoreve nuk janë as të reja e as të vogla. Përkundrazi, situata mes tyre prej kohësh ishte e acaruar dhe, sipas të njëjtave burime, përplasjet kanë degjeneruar deri në konflikt fizik prapa kamerave.

Në puntatën e fundit të “Wake Up”, ftohtësia mes tyre ishte e dukshme për këdo që ndiqte emisionin. Ndërsa bashkë-moderatori Blendi Salaj mundohej të mbante ekuilibrat, dinamika mes vajzave dukej se kishte humbur prej kohësh.

Treshja Blendi–Enxhi–Neada duket se nuk do të vazhdojë më në këtë përbërje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com