Kosova shkruan historinë, kualifikohet në “play off” të Botërorit
Kosova është kualifikuar për herë të parë në fazën “play off” të Botërorit, duke arritur një moment historik.
“Dardanët” fituan 2-0 në transfertë ndaj Sllovenisë, rezultat që u siguroi vendin e dytë me 10 pikë.
Avantazhi erdhi nga goli i Fisnik Asllanit në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shkaktua një autogol nga skuadra vendase.
Ndeshja e fundit do të luhet ndaj Zvicrës, e cila kryeson grupin me 13 pikë. Diferenca e golavarazhit e bën të vështirë për Kosovën të marrë vendin e parë.
Megjithatë, kualifikimi në “play off” është tashmë i sigurt. Pas Shqipërisë, edhe Kosova arrin të sigurojë pjesëmarrjen në këtë fazë vendimtare të Botërorit.
Fraksion.com

