AktualitetBota+Të fundit

“Rusët po godasin ndërtesa banimi” – Sulm i fuqishëm ajror në Kiev

Rusia nisi të premten në mëngjes sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj kryeqytetit ukrainas. Në të gjithë qytetin janë dëmtuar ndërtesa banimi. Të paktën një person u vra dhe shumë të tjerë u plagosën.

Dëmtime ndërtesash pati “pothuajse në çdo lagje”.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitshko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur “sulmin masiv të armikut”, por megjithatë “pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan”. Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

Kiev njerëz duke parë ndërtesa të dëmtuara
Kiev 14.11.2025 – Pasojat e sulmeve ruse me dronë dhe raketa gjatë natësFotografi: Thomas Peter/REUTERS

Sulme edhe ndaj ndërtesave të banimit

“Rusët po godasin ndërtesa banimi”, tha Tymur Tkashenko, drejtues i administratës ushtarake të qytetit. “Në të gjithë Kievin ka shumë ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, pothuajse në çdo lagje.”

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se edhe jashtë kryeqytetit prej sulmeve me dronë dhe raketa u plagos një person dhe u shkaktuan zjarre në disa vende. Një burrë 55-vjeçar në qytetin Bila Tserkva pësoi djegie dhe u shtrua në spital.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia po sulmon me dronë dhe bomba të telekomanuara edhe disa rajone të tjera të vendit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com