AktualitetTë fundit

41-vjeçari shqiptar vritet në SHBA, teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Një 41-vjeçar shqiptar, Burim Havolli nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn, Nju Jork, pasi u përpoq të ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e ndërtesës ku punonte si mbikëqyrës.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në Ocean Avenue, në zonën Flatbush.

Policia u thirr rreth orës 08:00 dhe gjeti 41-vjeçarin me lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Kings County, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën duke bërë detyrën e tij.

Policia po heton motivin e sulmit. Një person i interesuar është marrë në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com