AktualitetBota+Të fundit

Departamenti i Thesarit sanksionon një familje shqiptare

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar sot, 13 nëntor, një familje shqiptare si pjesë e një grupi të krimit të organizuar me bazë në Meksikë.

Bëhet fjalë për 5 anëtarë të familjes Hysi, konkretisht Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysit.

Departamenti i Thesarit, në njoftimin e vet, bën të ditur se grupi kriminal i familjes Hysi ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me seli në Meksikë, duke përfshirë lokalet e lojërave të fatit dhe restorantet, për të pastruar të ardhurat nga trafikimi i narkotikëve.

Gjithashtu, autoritetet amerikane nënvizojnë se besohet se ky grup vepron me pëlqimin e Kartelit të Sinaloa.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com