49-vjeçarja humb jetën – Iu ngatërruan flokët me makinerinë që përgatiste brumin për bukë
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
Fraksion.com

