AktualitetTë fundit

U plagos dje në atentatin ndaj Gilmando Danit: Prej tre muajsh punonjës i AMP, Muçi Sheqeri nuk kishte certifikatë sigurie. Punësimi i tij…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Muçi Sheqerin, i cili mbeti i plagosur ditë n e djeshme në atentatin ndaj Gilmando Danit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie.

Për këtë arsye ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com