AktualitetTë fundit

“Tre qitës dhe një shofer”, atentatorët në Rinas erdhën nga zona e Niklës. Dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese është e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët të cilët kanë qenë 4 ( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës Benz.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com