“Si t’i besojmë fondet kur është nën akuzë?”, Bardhi për Ballukun: Të vijë të japë llogari! Fshihet si kriminele, nëse ka turp nga ajo që ka bërë…
Me debate ka nisur komisioni parlamentar i Insfrastrukturës dhe burimeve natyrore.
E pranishme në komision duhet të ishte edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku pasi duhej të diskutohej në lidhje me projekt buxhetin 2026, por Balluku nuk ishte, duke ia deleguar detyrën një vartësi të saj.
Kjo ka irrituar opozitën, ku kreu i grup[it parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka kërkuar prezencën e saj si një kusht i domosdoshëm.
Projektbuxheti ka një procedurë të veçantë se si kalohet në komisione, kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Sot duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim kësaj ministrie. Ministrja duhet të ishte këtu të na bindte si mund t’i besojmë kur është nënë hetim nga SPAK.
Për ne është shumë e rëndë dhe jo e zakontë. Nuk ka pse ministrja sillet siç sillet çdo njeri që shkel ligjin por duhet të vijë të japë llogari ndërkohë që ndaj saj ka një akuzë konkrete që paratë e dhëna nga buxheti nuk dihen ku kanë përfunduar,.
Nëse ka turp të vijë të përballet është çështje e saj personale, ne po e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele.
Fraksion.com

