AktualitetTë fundit

Shoqëronte Danin, Muçi Shaljani prej tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë Në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, dhe u plagos punonjësi i AMP që e shoqëronte, Muçi Shaljani, ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në deklaratën publike AMP bën me dije se kanë nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025, të Shaljanit.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com