“Rama ka kërkuar dorëheqjen e Piro Vengut”, Berisha: Do të kërkojmë largimin e ministreshës Koçiu, ‘e përfshirë’ për vrasjen e Danit
Kreu i PD-së, Sali Berish deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke shtuar se ky i fundit e ka refuzuar urdhrin e kreut të Qeverisë. Pirro Vengu njihet si bashkëpunëtor dhe njeri i besuar i zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ai tha se nga ana tjetër demokratët do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas atentatit të djeshëm në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
“Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë…
Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

