AktualitetPolitikëTë fundit

Vengu: Rritje pagash deri në 5,875 lekë për FA, vlerësim e motivim për ushtarakët

Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një rritje të pagave për ushtarakët e Forcave të Armatosura, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe motivimin e efektivëve që shërbejnë në mbrojtjen e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot rritjet e pagave për çdo kategori, duke theksuar se ky është një vlerësim më shumë për ata që shërbejnë me përkushtim.

“Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, thekson Vengu.

Vengu nënvizon se, “me projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”.

Në projektbuxhetin e vitit 2026, ushtarakët e Forcave të Armatosura do të rrisin pagat e tyre mujore. Ushtari i IV-të do të marrë 82,513 lekë, duke u rritur me 2,013 lekë nga paga aktuale prej 80,500 lekësh. Tetari do të paguhet 84,563 lekë, nga 82,500 lekë aktualisht, ndërsa kryekapteri do të përfitojë 98,400 lekë, nga 96,000 lekë.

Oficerët e gradës Major do të marrin 121,463 lekë, duke u rritur me 2,963 lekë, ndërsa nënkolonelët do të paguhen 142,988 lekë, nga 139,500 lekë. Kolonelët do të marrin 167,588 lekë, dhe gjeneralët lejtnant do të përfitojnë 240,875 lekë, nga 235,000 lekë aktualisht.

Përveç rritjes së pagës bazë, të gjithë efektivët do të përfitojnë edhe shtesa për kushtet e punës dhe trajtimin ushqimor.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com